Çdokush që e ndjek “Big Brother” pret që nga momenti në moment të përballet me skena të nxehta mes çifteve të krijuara brenda shtëpisë. E me sa duket ky moment ka ardhur, pasi sot dy prej konkurrentëve të cilët u bënë çift nga publiku dhe hynë si të tillë nuk i kanë rezistuar dot më njeri-tjetrit.

Bëhet fjalë për Danielin dhe Fotininë të cilët kanë dhuruar skena të nxehta në dush. Ndërsa Danieli kishte hyrë për t’u larë, Fotinija i ka shkuar nga pas dhe të dy kanë shkëmbyer puthje pasiononte për disa minuta.

“Skena seksi në Big Brother Albania 9…Danieli & Fatimja në dush”, shkruan Olti Curri, që ka publikuar edhe videon ‘hot’.

Ndërkohë po sot gjatë ditës, çifti ka kaluar disa momente intime, në kuadër tël ojës “Kiss” të anonçuar të shtunën.

Në fillim, dukej më e vështirë, por tashmë gjërat për ta kanë ndryshuar, madje edhe për Danjelin dhe Fotininë.

Zëri “Kiss” sinjalizon nisjen e lojës. Menjëherë pasi dëgjojnë këtë zë, çiftet duhet të puthen dhe të qëndrojnë pa lëvizur deri kur të dëgjojnë “Stop Kiss”.

Testimi u kalua me sukses dhe madje këtë herë ata dukeshin edhe më të “zellshëm”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/OltiCurrifanpage/videos/1711482822202497/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: