SHBA


Njëzet e katër vrasje për 1 javë dhe pesë vrasje në fundjavë u kryen në të gjithë Çikagon, tha një raport policor. Dy fëmijë u lënduan kur persona të armatosur hapën zjarr në një tubim të shtunën.


Të shtënat më të fundit fatale ndodhën të dielën në mëngjes. Një burrë 52-vjeçar u gjet i vdekur me një plumb në kokë. Vitin e kaluar Chicago ka regjistruar 561 vrasje, më shumë se vrasjet e shënuara në dy qytetet më të mëdha amerikane Nju Jork e Los Anxhelos, të marra bashkë.


Në Çikago u shënuan 44 vrasje në dy muajt e parë të vitit 2019. Policia informon se ka prani të madhe të bandave në qytet.

(d.xh/ BalkanWeb)

Etiketa: