Sokol Cikalleshi nuk do jetë i gatshëm për 3 javë dhe rrezikon serioziosht të humbasë dhe dy ndeshjet më 22 dhe 25 mars kundër Turqisë dhe Andorrës. Sulmuesi kavajas që militon tek Akhisarspori, u dëmtua në stërvitjen e radhës për sfidën e fundit që skuadra turke zhvilloi kundët Alaniasporit.

Cikalleshi nuk ishte as në listën e lojtarëve të grumbulluar, ndërsa skuadra turke njofton se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka pësuar një dëmtim në këmbë dhe do të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën 3 javë.

Nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve, Cikalleshi do të mund të jetë i gatshëm për t’u vënë nën urdhrat e Kristian Panuçit, në të kundërt nuk do të grumbullohet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb