Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi. Pas një eksperience të shkurtër në iran, ish bomberi i kombëtares tonë rikthehet në kampionatin turk, teksa kësaj radhe do të luaj në ligën e dytë, për skuadrën e Adanasport.
Bashkë me Cikalleshin, mësohet se ka firmosur edhe mesfushorit tjetër shqiptar, Endri Çekiçi Kështu ai do ti bashkohet shokut të tij Sokol Cikalleshit dhe të dy shqiptarët do të prezantohen sot pasdite. Çekiçi i cili ka luajtur për herë të fundit për Pendikspor, sezonin e kaluar luajti 26 ndeshje. Ai realizoi 1 gol dhe 2 asistime në ato ndeshje.