Cikloni Pam ka goditur ishullin jugor të Paqësorit, Vanuatu, duke e shkatërruar atë tërësisht, kanë bërë të ditur agjencitë e lajmeve.

Tom Skirrow, nga organizata Save the Children, ka thënë se shtëpitë në kryeqytetin Port Vila janë shkatërruar dhe njerëzit kanë mbetur rrugëve, duke pritur ndihma.

Agjencitë e OKB-së kanë bërë të ditur se dhjetëra njerëz mund të kenë vdekur dhe se kjo katastrofë mund të jetë më e keqja në historinë e Paqësorit.

Cikloni Pam është shoqëruar me erëra të forta deri në 270 kilometra në orë dhe me të reshura të shumta të shiut. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: