Zinku është një mineral i rëndësishëm që na ndihmon të qëndrojmë të shëndetshëm, por a e dini se një nga 3 vetë mund të vuajnë nga mungesa e zinkut pa e kuptuar? Si të gjeni shenjat dhe simptomat e mungesës së zinkut dhe çfarë mund të bëni për të parandaluar ose eliminuar mungesën e zinkut.

Zinku gjendet në qelizat e të gjithë trupit dhe nevojitet për të bërë sistemin mbrojtës (imun) të trupit të funksionojë siç duhet. Zink gjithashtu luan një rol në rritjen e qelizave, shërimin e plagëve dhe ndarjen e karbohidrateve. Gjatë shtatzënisë, foshnjërisë dhe fëmijërisë, trupi ka nevojë për zink për t’u rritur dhe zhvilluar siç duhet. Për fat të keq, shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm këtë lëndë ushqyese të rëndësishme.

Një studim i publikuar në 2012 në “Journal of Trace Elements” zbuloi se mungesa e zinkut mund të dëmtojë deri në 2 miliardë njerëz në mbarë botën, pra një të tretën e njerëzve në mbarë globin, shkruan “shëndeti”.

Sasia e zinkut që rekomandohet të marrë çdo individ:

8 miligram në ditë për femrat e rritura dhe 11 miligram në ditë për meshkujt e rritur.

Për fëmijët 1-8 vjeç rekomandohet nga 3-5 miligramë.

Meshkujve 9-13 vjeç ju nevojitet 8 miligram zink në ditë. Pas moshës 14 vjeçare kërkesa rritet deri në 11 miligram në ditë.

Për femrat mbi moshën 8 vjeç, nevojitet 8 miligram në ditë, me përjashtim të moshave 14-18 vjeç, ku rekomandimi rritet deri në 9 miligram në ditë.

Gratë shtatzëna kanë një nevojë në rritje të sasisë të zinkut në 11-13 miligram në ditë, në varësi të moshës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb