Dy grupe rivale janë përfshirë në një zënkë të ashpër në një park në Rusi, për të provuar se cila palestër i ka djemtë më të fortë.

Dy skuadrat,  një grup me bluzë dhe grupi tjetër jo, motivojnë njëri-tjetrin përpara se të shpërthejnë përleshjen e dhunshme.

Lufta mes tyre ishte e shkurtër por mjaft brutale, ndërkohë që të paktën 15 prej tyre shkelmojnë e grushtojnë njëri tjetrin për pothuajse 2 minuta.

Britmat e dhimbjes dhe inkurajimit mund të dëgjohen në videon e regjistruar. Siç duket nga pamjet filmike, skuadra që fitoi është ajo e djemve me bluzë, të cilët duartrokasin në fund të videos.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: