Makinat me pilotim autonom nuk duhet të lëvizin vetëm në rrugë, por edhe nëpërmjet dilemave morale që do të duhet të përballen në rastin e incidenteve të pashmangshme.

Miliona persona nga 233 vende kanë marrë pjesë në anketimin më të madh të kryer në internet mbi këtë argument, me objektivin për të individualizuar dhe vlerësuar skenarët në të cilët automjetet do të detyrohen të bëjnë zgjedhje kritike.

Ky eksperiment, i quajtur “Makina Morale”, u koordinua nga studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Masaçuset (MIT) të drejtuar nga Edmond Awad dhe rezultatet e publikuara në revistën shkencore “Nature” do të ndihmojnë në debatin mbi zhvillimin e ardhshëm të një etike të automjeteve autonome.

Pjesëmarrësit janë bërë përballë skenareve të ndryshme që kishin të bënin me një makinë autonome dhe kombinime të ndryshme situatash kritike.

Gjatë këtij studimi makina mund të qëndronte në korsinë e saj ose të hynte në atë të kundërt për të evituar një pengese. Zgjedhja varej nga cilat jetë personat konsideronin si më të rëndësishme për të shpëtuar.

Autorët identifikuan disa preferenca morale që ndaheshin në përgjithësi nga shumica, si për shembull të shpëtohet numri më i lartë i njerëzve, t’i jepet përparësi më të rinjve dhe njerëzve në raport me kafshët.

Por disa zgjedhje të tjera ndryshonin në saj të dallimeve kulturore, për shembull, pjesëmarrësit nga Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, bashkë me Francën dhe kolonitë e saj aktuale dhe të kaluara, kanë treguar një preferencë të lartë për të shpëtuar gratë dhe individët shumë atletë.

Ndërsa kush vinte nga vendet me pabarazi të lartë të ardhurash preferonin të merrnin në konsideratë edhe statusin social si faktor për të bërë zgjedhjen në një situatë kritike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb