Kur ju përjetoni depresion, shumë lirshëm kërkoni ndihmë, sepse sikurse sëmundjet tjera edhe depresioni rrezikon shëndetin tuaj, kështu që zgjedhni llojin e trajtimit. Por si ta dalloni gjendjen në të cilën ndodheni?

Ja cila janë disa nga shenjat e depresionit:
Ndjeheni keq shpirtërisht shumicën e kohës
Humbje të energjisë, plogështi
Humbni interesimin për kënaqësi gjatë aktiviteteve
Ndiheni i pa vlerë, pa shpresë, ndjenjë e madhe e fajit
Keni vështirësi të koncentroheni dhe të merrni vendime
Jeni jashtëzakonisht të zemëruar dhe të pa durueshëm
Zgjoheni herët ose keni probleme për të fjetur
Hani shumë dhe shtoni në peshë ose, hani pak dhe humbni në peshë
Humbni interesim në marrëdhënie seksuale
Shkëputeni nga të tjerët në vend se të kërkoni ndihmë dhe përkrahje
Keni mendime pesimiste dhe të vetëlëndimit

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: