Ndryshimet që Hamasi ka kërkuar për një propozim armëpushimi përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza, ka njoftuar një udhëheqës i lartë i grupit militant.

Gjithashtu, zyrtari i Hamasit tha se grupi po kërkon që një numër prej 100 palestinezësh me dënime afatgjata të lirohen nga burgjet izraelite.

Bëhet e ditur se Hamasi ka kundërshtuar përjashtimin nga dokumenti izraelit të 100 të burgosurve palestinezë me dënime të larta.

Ai ka kundërshtuar gjithashtu kufizimin e afatit për lirimin e të burgosurve me dënime të larta deri në jo më shumë se 15 vjet, shkruan skynews, përcjell.

“Nuk ka ndryshime të rëndësishme që sipas udhëheqjes së Hamasit, të kundërshtohen”, tha zyrtari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: