Demi

Demi merr kohën e tij për të zgjedhur partnerët, sepse ai pëlqen të bëjë gjëra të mira. Ai gjithmonë imagjinon se si gjërat do të jenë në të ardhmen. Kur bie në dashuri, lufton për atë që dëshiron dhe nuk është kurrë i gatshëm t’ju lërë të shkoni.

Gaforrja

Shenjë romantike dhe e dashur. Ajo zakonisht bie shpejt në dashuri, por sapo ta ketë fituar zemrën tuaj, do të bëjë gjithçka për t’ju bërë të lumtur. Duket qesharake, dhe ndoshta është, por thjesht kërkon që partneri i saj të jetë mirë. Kur ajo thotë “Unë të dua” është e sinqertë, kështu që duhet të ndihesh i sigurt në dashurinë e Gaforres.

Bricjapi

Një ndër gjerat që më së shumti i karakterizon Bricjapët, është se kur gjejnë dashurinë e vërtetë, ata luftojnë gjithmonë për të. Edhe pse nuk mund të kenë një reputacion të mirë dhe mund të mos bien shumë shpejt në dashuri, ata nuk do t’ju lënë të ikni lehtë. Janë tepër besnikë dhe s’do ju japin kurrë shkas të zhgënjeheni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: