TIRANE

Ministria e Infrastrukturë dhe Energjitikës, Belinda Balluku deklaroi sot se do të ketë “zero tolerancë kundër informalitetit cilësor që krijon informalitetin fiskal në sektorin e hidrokarbureve”.
Në një konferencë për shtyp të hënën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Balluku theksoi se, në kuadër të planit të masave kundër infomalitetit fiskal ka nisur paralelisht kontrolli kundër informalitetit të cilësisë në tregun e hidrokarbureve.


“Luftë frontale kundër informalitetit cilësorë që është po aq i rrezikshëm sa informaliteti fiskal. Do të vazhdojmë të ushtrojmë kontroll intensiv çdo ditë në çdo hallkë të sektorit të hidrokarbureve, pa asnjë lloj diferencimi në subjektet e mëdha apo të vogla, bizneset e tregtimit, prodhimit dhe eksportimit”- deklaroi Balluku.



“Do të monitorojmë tregun e hidrokarbureve në të gjithë zinxhirin e tij. Në Shqipëri për sistemin e hidrokarbureve do të garantojmë kontroll monitorim me zero tolerancë jo vetëm në sektorin e prodhimit por edhe në atë të përdorimit të hidokarbureve, siguria do të jetë në parametrat europian. Kjo do të behet përmes një lufte të paepur”, – theksoi ministrja.

Balluku i bëri apel subjekteve që operojnë në këtë sektor të vetëkontrollohen t’i përgjigjen standardeve të ligjit, pasi fusha në luftë kundër informalitetit cilësor nuk do të tolerojë asnjë rast dhe askënd, që shkel ligjin.

Sipas saj, Shqipëria synon anëtarësimin e në Bashkimin Europian dhe është e patolerueshme që vendi ynë të importojë apo eksportojë karburant jashtë standardeve të cilësisë.

Balluku theksoi se “Qeveria ka nisur tashmë fushatën kundër informalitetit. Shqetësuese ngelet mungesa e kapaciteteve monitoruese. Në muajt në vazhdim, inspektorati do të pësojë një rikonstruktim të ri, dhe ngritje të kapaciteteve. Brenda muajt tetor ne do të ngremë laboratorin e ri të hidrokarbureve te Porto Romano, duke ulur kostos, si të njësisë së inspektoratit, por edhe subjekteve”.

Balluku tha se “duke filluar nga sot Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të bëjë publike çdo rast të konstatuar në shkelje dhe masat përkatëse, deri në mbyllje të aktivitetit të rafinerive në rast se remontet nuk arrijnë të ngrenë cilësinë e produktit final”.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: