Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë dominuar në tërësi Topin e Artë në 8 vitet e fundit. Ylli i Barcelonës, Leo Messi dhe ai i Real Madridit, Cristiano Ronaldo kanë qenë larg futbollistëve të tjerë në 8 vitet e fundit, duke fituar 8 Topa të Artë.


5 nga këta topa i ka fituar Leo Messi dhe 3 prej tyre Ronaldo, por dominimi i tyre mund të ndalet një ditë dhe janë 5 futbollistë që mund ta bëjnë atë.


Neymar është kandidati kryesor që në një të ardhme të afërt të ndal dominimin e tyre dhe tashmë e ka bërë hapin e parë, pasi këtë edicion ishte në top treshe, shkruan “Portalb”.


Në listë po ashtu është edhe sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, sikurse edhe ai i Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

2 futbollistët e fundit që mund të ndalin dominimin e Messit dhe Ronaldos janë portieri gjerman Manuel Neuer dhe mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba.