TIRANË

Ndonëse ndajnë mendime të ndryshme dhe shpeshherë përplasen e debatojnë me njeri-tjetrin për politikën dhe probleme të shumta, këtë radhë duket se analistët kanë qenë në një mendje për një çështje të nxehtë. Nuk ka hapje negociatash, thanë sot tek “Të paekspozuarit” në News Henri Çili, Andi Bushati dhe Dritan Hila

Ata thanë se ka akoma shtete, të cilat e shohin me skepticizëm një hap të tillë për Shqipërinë.

“Mendoj se negociatat nuk do të hapen. Duken që tani që Holanda e Gjermania do të votojnë kundër. Duket që nga marrëdhënia e qeverisë”, tha Çili.

Edhe analisti Andi Bushati dhe ish-diplomati e gazetari Dritan Hila mendojnë se nuk do të hapen negociatat për vendin tonë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb