Nëse do të thoshim së makaronat kanë një sekret, ai është pikërisht koha e zierjes së tyre. Pasi makaronat hyjnë tek ato ushqime të cilat e kanë kohën e gatimit shumë të përcaktuar. Zakonisht ajo tregohet tek paketimi kur i blini, por një informacion të përgjithshëm mbi këtë sekret gatimi çdo kuzhinier i mirë duhet ta dije.
AgroWeb ju rendit disa nga llojet e makaronave më të përhapura në botë bashkë me kohën e zierjes së tyre.
Makaronat që gatuhen për 5 minuta
Të parat në këtë listë të gjatë janë makaronat më të holla të linjës së spagetit.
Ato janë aq të holla sa shpesh krahasohen me fijet e flokut dhe shpesh i gjeni me nr 1 në paketime.
Koha e gatimit të tyre është jo më shumë se 5 minuta e sipas markës kjo kohë mund të shkojë edhe 2 minuta.
Këto makarona përdoren shpesh për supën apo me salcë domatesh e konsiderohen si lloji që zjehet më shpejt nga gjithë të tjerat.
8-10 minuta
Spagetit me trashësi normale duan deri në 10 minuta kohë zjerje dhe konsiderohen ndër makaronat më të lehta në gatim e më populloret.
Po kaq kohë kërkojnë edhe makaronat e vogla tub në formën e gjysmëhënës.
10-12 minuta
Të quajtura makarona fjongo për shkak të formës së tillë, ky lloj mban vendin e tretë në gatim.
Këto lloj makaronash kërkojnë vetëm 10-12 minuta për t’u zjerë dhe kanë një shije të mrekullueshme.
12-14 minuta
Nëse i konsumoni shpesh penet e dini se koha e saktë e zjerjes së tyre është 12.14 minuta.
Ato shoqrohen më së miri me salca të ndryshme, por edhe mund të piqen në furrë për një shije më krokante.
9-15 minuta
Makaronat që kërkojnë më shumë kohë në gatim janë guaskat e mëdha të cilat zakonisht konsumohen me salcë domatesh e mishi apo të mbushura në furrë.
Koha e zjerjes së tyre mund të arrijë deri në 15 minuta./AgroWeb.org