Në emisionin “Open” ka pasur debat midis analistit Henri Çili dhe ministres Elisa Spiropal. Çili tha se opozita e ligjshme është ajo që u votua me votë më 25 qershor dhe jo ata deputetë që kanë pranuar t’i zëvendësojnë në Kuvend.

Por Spiropali tha se analisti me këtë logjik mbështet lëvizjet bolshevike të PD-LSI.

Çili: A i qëndroni rezultateve të 25 qershorit dhe ju, apo i keni braktisur. Pasi populli ka përcaktuar PD dhe LSI si opozitë.

Spiropali: Ne nuk po sjellim në Kuvend listat tona.

Çili: Ata janë deputet të pavarur, por nuk janë opozita shqiptare në kuptimin e opozitës që voton populli shqiptar.

Spiropali: Pra ju po thoni se për arsye që opozita ka kryer harakiri politik, ne duhet të ndihemi fajtor. Ju jeni liberal dhe s’duhet të pajtohemi me këto forma bolshevike.

Çili: Opozita është ajo që ka votuat populli më 25 qershor.

Spiropali: Ne nuk e mohojmë. Ata na kanë rënë, le ta bëjnë opozitën në rrugë ku kanë zgjedhur ta bëjnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb