Pak orë para spektaklit një dron ka mbërritur në “Ferma VIP”. Ka qenë Çiljeta fermerja që është surprizuar. Një dron i ardhur nga partneri i saj ,portieri Alban Hoxha, e ka përlotur këngëtaren.

Në banderolë shkruhej: Çiljeta jemi me ty!

Çiljeta është përlotur dhe e ka kuptuar menjëherë që droni ishte nga partneri i saj, Albani, pasi në sfond u vendos kënga e tyre e preferuar.

“Ma ka nisur Albani, se më vendosën këtë këngën. Të dua shumë Alban”,- tha Çiljeta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fermerja gjithashtu ka dhuruar një moment emocionues duke shprehur dashurinë partnerit të saj.

“Albano, ti e di që unë të dua shumë, s’ka nevojë të ta them. Sillu mirë, mbaji çunat afër të dy njëri me tjetrin. E di që më ndjek dhe fle e zgjohesh me mua. Të dua shumë dhe sillu mirë. Të kam zemrën time dhe dashurinë time më të madhe”,- u shpreh Çiljeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: