TIRANE – Ndoshta nuk do ta mendoni kurrë se Çiljeta Xhilaga di të gatuajë dhe të jetë një amvise shumë e mirë. Në një rrëfim ndryshe për emisionin “Chic”, të Fjodora Fjorës në News 24, ku ajo foli për jetën për projektet për të ardhëm, për djalin e saj, ajo na tregoi edhe për pasionin që ka në kuzhinë.

Pyetjes së gazetares ose më saktë habisë së saj që këngëtarja di të gatuaj, ajo ia ka kthyer se po të jetosh vetëm sigurisht që do të gatuash.

(Qesh) “Kur jeton më vetë edhe do gatuash. Kam mësuar të gatuaj edhe unë këto dy vitet e fundit. Receta ime më e mirë është pilafi( qesh) supërat, fërgesën ngaqë e kam pikë të dobët, speca të mbushura etj.

Ndërkohë që ushqimi i preferuar për Fernandon është pilafi, mbaron për të. Edhe punët e shtëpisë i bëj”- përfundon këngëtarja e njohur.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: