Një nga supermodelet më origjinale, një ndër femrat më të bukura të pasarelave që ka ruajtur linjat dhe imazhin pavarësisht moshës. Kjo është padyshim Cindy Crawford, e cila sapo ka promovuar një libër të saj në Nju Jork. Cindy, 49 vjec për 30 vjet ka mbizotëruar botën e modës duke lënë në hije vajza dhe më reja se ajo.

Sot me gjysëm shekulli mbi supe ajo prezanton librin e saj mbi modelingun ku rrëfen dhe fillimet e saj të para mbi pasarelë.

Në një rrëfim për ‘Elle’, ajo tregon sesi nga një adoleshente e përcmuar nga Illinois u bë femra më e lakmuar në botë.
‘Pagesa e parë m’u bë nga një gazetë për disa veshje të Marshall Field’s me ca zemra sipër. Fotot u shpërdnanë në ‘Chicago Tribune’ dhe brenda pak orësh dhe në shkollën ku unë mësoja. Disa bashkëmoshatarë dhe u tallën me mua, por cfarë rëndësie kishte, unë sapo kisha fituar 150 dollarë, paga ime e parë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: