Cindy Crawford është një nga femrat më të bukura në botë. Por në moshën 48-vjeçare dhe pas dy shtatzënive, si të gjitha femrat, supermodelja ka në trup shenjat e moshës.

Në vend që ti fshehë Cindy ka pranuar të pozojë për një set fotografik të revistës Marie Claire US me të brendshme dhe pa photoshop.

Pamjet tregojnë shenjat tipike të një gruaje në moshën e saj dhe është pjesë e një fushatë e re, për të luftuar imazhin stereotip të bukurisë femërore.

Fotoja e pa prekur do të shfaqet në numrin e prillit për revistën, por një foto ka dalë që tani në rrjetet sociale.

Në intervistën e gazetës Cindy ka shpjeguar se ajo përpiqet të jetë një shembull pozitiv për vajzën e saj adoleshente, Kaya: Përpiqem ti jap vajzës time vlera pozitive’, duke e udhëzuar të jetojë shëndetshëm.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb