Cindy Crawford ka zbuluar se me cilin stilist nuk do të punonte më. Modelja e njohur ishte e ftuar në emisionin e Andy Cohen, “Watch What Happens Live”. Në të ashtuquajturin segmentin “Plead the Fifth” të emisionit, të ftuarve u kërkohet t’i përgjigjen 3 pyetjeve të vështira dhe mund të refuzojnë t’i përgjigjen vetëm njërës prej tyre.

Pyetja e parë e Cohen për modelen 58-vjeçare ishte se me cilin stilist nuk do të dëshironte të punonte më.

Atëherë Crawford, pasi e mendoi pak, vendosi të përgjigjet: “Vassileios. Ai ishte një dizajner rroba banje në Greqi”, dhe shtoi: “Unë zgjedh diçka rastësisht”.

Çfarë mendoi Cindy Crawford për theksin Elvis të Austin Butler?

Më pas, pyetjes tjetër të prezantuesit për filmin e saj më pak të preferuar të George Clooney (burri i saj, Rande Gerber, ka themeluar një kompani tekilash me aktorin), ajo iu përgjigj serialit, “Faktet e jetës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: