ATHINË– Negocimi politik ishte çelësi për të rivendosur në binarë marrëveshjen me partnerët, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras në deklaratën pas përfundimit të samitit të BE-së në Bruksel.

”Përpjeket e qeverisë u kurorëzuan me sukses. Masat shtrënguese ekonomike morën fund”, deklaroi Cipras.

Kryeministri vuri në dukje se nuk ekziston më i quajturi vlerësimi i pestë dhe se autoritetet greke do të kenë përgjegjësinë për hartimin dhe materializimin e listës së reformave.

Kryeministri tha më tej se në samit u konfirmua në nivelin më të lartë të mundshëm, se në Greqi ekziston një krizë humanitare.

Cipras theksoi se nuk ekziston asnjë problem afatshkurtër likuiditeti për ekonominë greke dhe se detyrimet ndaj qytetarëve të vendit, por edhe institucioneve europiane janë të garantuara.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: