GREQI-Këshilli i Evropës mnuk ka dhënë asnjë koment lidhur me vizitën e kryeministrit Grek Cipras në Rusi. E pyetur lidhur me këtë vizitë zëdhënësia e KE ka vendosur të mos jap asnjë koment. “Në BE ekziston liria e shprehjes, s’ kam koment. Asnjë koment për çdo vizitë të autoriteteve greke në Rusi”- u shpreh zëdhënësia e KE duke cituar një deklaratë të komisionerit Moscovici. “Nuk kuptoj përse Cipras s’duhet ta takojë Putin. Rusia nuk përbën alternativë për Greqinë. Greqia e ka vendin në euro, s’ka pse shqetësohemi”- ka theksuar Moscovici në deklaratën e vet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: