ATHINË– SYRIZA është alarmi që do ta zgjojë lidershipin evropian nga letargjia, deklaroi kryetari i partisë së majtë radikale greke, SYRIZA, Aleksis Cipras, në një intervistë për televizionin britanik ”Channel 4 News”, ndërsa për politikën e brendshme nënvizon se është i vendosur të përplaset me të për të ndaluar paligjshmërinë.

“Ajo që pretendojmë është një konferencë evropiane, me qëllim që të përballojmë bashkarisht këtë problem të përbashkët evropian. Nuk mund të ketë zgjidhje pa hequr një pjesë të madhe të borxhit, moratorium në shlyerjen e borxhit dhe klauzola zhvillimi”, deklaroi Cipras.

I pyetur lidhur me zërat për daljen e Greqisë nga zona euro, kryetari i SYRIZA-s përgjigjet se është një diskutim që ka mbaruar që në vitin 2012.

”Është si një gjellë e ringrohur. Ne duhet të bëjmë atë që duhet për të shpëtuar shtëpinë tonë të përbashkët, BE-në, dhe më e rëndësishmja, shoqërinë tonë, popullin tonë”, theksoi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras.

(ma.ar/ANA-MPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: