ATHINE– Greqia po lë pas krizën financiare dhe po ecën përpara drejt një mjedisi të rritjes dhe sigurisë në rajon, deklaroi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras gjatë një takimi me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross.

Kryeministri grek, Cipras theksoi pjesëmarrjen e madhe të kompanive amerikane në panairin e këtij viti në Selanik, duke thënë se kjo reflekton lidhjet e ngushta mes dy vendeve që pritet të përmirësohet më tej në të ardhmen.

“SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë panairin tregtar të Selanikut, Greqinë dhe ekonominë e saj”, deklaroi Ross në një koment televiziv.

“Ekonomia greke është duke u përmirësuar dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë në vend”, shtoi Ross.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb