Të shumtë ishin fëmijët por edhe të rriturit të cilët kanë ndjekur shfaqjen interaktive të trupës së Cirkut Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, në kryeqytet.

Një atmosferë fantastike u krijua, për të gjithë të pranishmit, ku u zhvilluan lojëra e akrobaci të ndryshme. Trupa profesioniste iu dha mundësinë edhe të pranishmëve për të provuar dhe realizuar truke shpejtësie si vetë mjeshtrat e cirkut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

”Një pasdite në shesh ndryshe, me fëmijë e të rritur dhe trupën e mrekullueshme të Cirkut Kombëtar. Fatlumë ata që patën mundësinë të ishin të pranishëm”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ka publikuar edhe disa foto nga kjo shfaqje.

Gjatë muajve të verës, trupa e Cirkut Kombëtar me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës ka performuar edhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në ciklin e aktiviteve, “Eja luaj në Parkun tënd”, nëpërmjet lojërave zbavitëse, rekreative, sportive, argëtuese dhe numrave të mrekullueshme të artistëve të Cirkut Kombëtar, lumturuam në këto ditë pushimesh, fëmijët e kryeqytetit. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb