Aston Villa triumfoi 2-1 ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e javës së 17-të të Premier League. 3 pikë me shumë vlerë për ekipin e Emeri, ndërkohë që vijon kriza në Manchester.
Vendasit nga Birminghami u hodhën në sulm që në fillim, teksa provoi Duran, por pa rezultat.
Takimi u zhbllokua pas 16 minutash lojë, pas një aksioni shumë të bukur. Rogers dhuroi një asist për Duran, me sulmuesin kolumbian që me një të majtë tokazi dërgoi topin në rrjetë.
Kampionët e Anglisë tentuan të reagonin në minutën e 34-të, me anë të Foden, por gjuajtja e tij u prit nga Emiliano Martinez.
Të besuarit e Guardiolës pësuan golin e dytë në minutën e 65-të. Goli i Roxhers i dha një goditje të madhe “Qytetarëvee”, duke vulosur një herë e mirë suksesin.
Goli i Foden në fund shërbeu vetëm për statistikë, pasi nuk kishte më kohë.
Me këtë rezultat, Aston Villa është në vendin e pestë me 28 pikë. Synimi është një vend, që të dërgon në Champions.
Manchester City është në vendin e gjashtë me 27 pikë.
(J.S/BalkanWeb)