Mesfushori i Manchester Cityt, De Bruyne analizoi sezonin e kampionëve të Anglisë.  Në një intervistë të dhënë së fundmi, De Bruyne foli për renditjen e skuadrës në tabelë dhe natyrisht, edhe për aspektin personal.

Ngjitja në tabelë- Po përpiqemi. Sigurisht, ky sezon është i vështirë për shumë arsye, por shpresojmë të bëjmë më mirë. Personalisht shpresoj të rikthehem në formën më të mirë. Të përmirësohem është gjëja më e mirë që mund të bëj”.

Për arritjen e 400 ndeshjeve me Manchester City: “Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do të luaja 400 ndeshje për një klub të vetëm. Mendoj për sa lojtarë kanë luajtur në këtë skuadër, në këtë nivel, dhe kjo duket se tregon se kam mundur të bëj mirë. Është vërtet shumë bukur, nuk kam gjë tjetër për të thënë. Jam këtu prej gati 10 vitesh, është shtëpia ime. Të gjithë e dinë lidhjen që kam me Manchester City, shpresoj të bëj gjëra të mira këtë vit”.

Dedikimi për Savinho, i cili dha dy asiste për Haaland: “Ka pasur shumë momente kur ka luajtur mjaft mirë. Mendoj se e ka nisur sezonin shumë mirë, pastaj sigurisht, me ne që nuk ishim në formë, ka qenë e vështirë për të, duke qenë lojtar i ri. Kohët e fundit duket se ka rifituar besimin. Jam shumë i lumtur për të”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb