Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u shpreh se ekipi do të japë maksimumin deri në fund për kualifikimin në Champions.

Çdo ndeshje është një finale. Ne duhet të fitojmë shumë ndeshje për t’u kualifikuar sepse Chelsea, Newcastle dhe Aston Villa janë të përfshira në këtë garë.

Por edhe Nottingham e Fulham janë atje, kështu që ka shumë skuadra. Kjo e bën të detyrueshme fitoren e çdo ndeshjeje. Nëse dëshirojmë të jemi në Champions League, duhet të fitojmë pothuajse të gjitha ndeshjet. 

:“Arsyeja kryesore, dhe e kam thënë shumë herë, është se nuk kemi pasur lojtarë. Kemi pasur shumë lëndime dhe me këtë kontigjent është e pamundur”.

Në çdo sport kolektiv, kur lojtarët e rëndësishëm nuk luajnë, skuadrat nuk janë të njëjta. Ne nuk mund të ishim të njëjtë me kaq shumë dëmtime dhe në momente të caktuara, kur na duhet shpirti për të luftuar, nuk kemi energji”, tha Guardiola.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb