Tekniku i Manchester Cityt, Guardiola, në konferencë para ndeshjes së Premier League ndaj Everton tha se skuadra nuk ka kohë për të pushuar as për krishtlindje, pasi ka një punë të madhe përpara. Numri një i pankinës së kampionëve të Anglisë vuri theksin te fakti se skuadra, duhet të rikthehet në “shina”,  duke larguar përfundimisht krizën.

“Ne do stërvitemi sot pasdite dhe nesër në mbrëmje. Pastaj do të qëndrojmë këtu dhe do të luajmë në Boxing Day. Megjithatë, sot pas seancës, lojtarët e mi do të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre, pastaj edhe nesër në mëngjes. Pastaj do të stërvis dhe shpresoj që nesër në mbrëmje të gjithë duan të jenë këtu (në qendrën stërvitore) sepse është detyra jonë”.

“Por si është situata me të dëmtuarit? A do të jenë të disponueshëm Stones? Siç thashë ne stërvitemi sot pasdite, kështu që do të shohim sa lojtarë do të kemi në dispozicion. Për momentin nuk e di”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb