Gara për titullin kampion në Premier Ligë sa vjen dhe bëhet më interestante. Pas fitores së Liverpoolit në fundjavë ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e Cityt sot në mbrëmje, e cila ka fituar me vështirësi me rezultat 1-0 ndaj Leicester Cityt. në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolës ka bërë një hap të madh drejt titullit kampion pas kësaj fitoreje ndaj Leicesterit kur ka mbetur edhe një ndeshje para fundit të sezonit. Ishte kapiteni Vincent Kompany (70′), i cili shënoi një supergol nga distanca duke i dhuruar fitoren Cityt.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur t’i konkretizojnë. Pas kësaj fitore, City renditet në vendin e parë me 95 pikë një më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb