Manchester City vijon të thyejë rekorde. Ekipi i Pep Guardiolës mposhti 0-4 në transfertë Slovan Bratislavën, duke çuar në 25 numrin e ndeshjeve pa humbje në Ligën e Kampionëve dhe duke barazuar rekordin e të gjitha kohërave.
Ky record mbahej më parë nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Manchester United.
City nuk njeh humbje humbur tani që nga disfata dramatike 3-1 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në maj 2022. Që nga ajo kohë, klubi fitoi trofeun e famshëm për herë të parë, por humbi me penallti ndaj “Los Blancos” në përballjen e fundit, megjithëse rekordi është i zbatueshëm vetëm për 90 minuta.
Rekordi i United u shtri përgjatë sezoneve 2007/08 dhe 2008/09. City do të ketë shansin për të thyer rekordin kur të përballet me Sparta Praha në Etihad Stadium më 23 tetor.