Manchester City po kalon një sezon negativ dhe synon që të ndryshojë fytyrë për sezonin e ri.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi kampion në fuqi në Angli kërkon transferimin e Eduardo Camavinga. “Qytetarët” pëlqejnë shumë mesfushorin francez, me Real Madridin që thuhet se ka vendosur çmimin e futbollistit, për këdo që kërkon shërbimet e tij.

Manchester City do të duhet të paguajnë të paktën 70 milionë për të arritur te lojtari. 22-vjeçari Camavinga ka luajtur 14 ndeshje në këtë sezon me Real Madrid dhe ka dhuruar 2 asiste. Më herët, ai është aktivizuar te Rennes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb