Më në fund, Man.City rikthehet te fitorja, këtë e bëjnë në ndeshjen e 500-të të Pep Guardiola-s në krye të “qytetarëve”. City triumfoi 0-2 në transfertë përballë Leicester, duke i dhënë pak frymëmarrje teknikut spanjoll dhe pjesës tjetër të ekipet. Savinho realizoi golin e parë në minutën e 21-të. Merr fund makthi edhe për Erling Haaland, pasi në fraksionin e dytë ishte sulmuesi norvegjez që dyfishoi shifrat.

Me 31 pikë në 19 javë, Man.City mbyll vitin në vendin e 5-të, por Pep Guardiola nuk beson më se ekipi i tij mund të rikthehet në garë për titull: “Kishin kaluar aq shumë ditë pa fitore sa ishim mësuar. Ishte një çlirim i madh, jam i lumtur për rezultatin dhe për lojtarët. Jemi shumë larg për të fituar Premier League. E pranojmë flaktin se nuk kemi thuajse asnjë shans për të fituar titullin, por ka edhe trofe të tjerë ku mund të luftojmë”, u shpreh Guardiola.

Vijon sezonin negativ edhe Tottenham. “Gjelat” nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 përballë Wolves. Me 24 pikë, Tottenham renditet në vendin e 11 në Premier League.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: