Janë luajtur takimet e javës së 32 të Premier Ligës, teksa ekipi i Mançester Sitit nuk i njeh hapat fals. “Qytetarët” mposhtën me rezultatin e pastër në “Etihad Stadium” skuadrën e Kardifit me rezultatin 2-0. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të shënoi dy gola në pjesën e parë për të hequr dilemën e fituesit.

De Bruyne e Sane shënuan dy gola të bukur duke çuar Cityn në krye të tabelës me një pikë më shumë se Liverpooli i vendit të dytë.

Çelsi fitoi gjithashtu pastër ndaj Brightonit, me shifrat 3-0. Olivier Zhiru zhbllokoi shifrat në minutën e 38-të, ndërsa me fillimin e të dytës, shënuan Hazard e Loftus-Çik, në minutat 60 dhe 63. Fitore me peshë kjo për ekipin e Sarrit, që i merr vendin e pestë Junajtid, dhe hedh sytë edhe nga zona Champions.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb