LEZHE

Ish-ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Lindita Nikolla e pranishme gjatë një takimi me banorët e Lezhës, zbuloi edhe një bisedë telefonike me kryetarin e kësaj bashkie gjatë sezonit të verës.

Nikolla tha se  mori në telefon kryebashkiakun e Lezhës për t’i treguar rreth papastërtive në plazhin e ‘Ranës së Hedhun’, ndërsa përgjigjia e tij e kishte befasuar.
“ Më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë”, u shpreh Nikolla.

“I them kryetarit të Bashkisë se jam te ‘Rana e Hedhun’ dhe ka shumë papastërti. Prita të më thoshte po menjëherë, por më tha çfarë ke dashur aq larg o zonjë.

Vota këtu në Lezhë do jetë kuqezi se duam të tranformojmë edhe më shumë Lezhën, se duam edhe më shumë kulturën. Gjithë fjala për t’ju nisur drejt Ramës ishte unë e kam një plan. Lezhjanët janë të mençur e dinë ku është e vërteta ku është puna”, tha Nikolla.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: