Çkodimi i platformës “Matrix” që përdorej nga krimi i organizuar ashtu si SKY ECC dhe Encro chat është diskutuar në emisionin “Open” në News24. Çfarë dihet për Matrix, kush e përdorte dhe a është gjuha shqipe aq e përdorur edhe në këtë aplikacion sa kundër ishte në Sky?
Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se patjetër edhe gjuha shqipe është prezente në këtë platformë.
“Sot Eurojust na është përgjigjur menjëherë për kërkesën e News24 që i kemi drejtuar lidhur me platformën Matrix dhe Eurojust thotë se ka suportuar autoritetet franceze dhe holandeze sa i takon zbërthimit të aplikacionit. Eurojust thotë se nuk është në gjendje të japë detaje lidhur me profilin e personave që e kanë përdorur apo se çfarë përmbajnë mesazhet”, tha Lala.
Sipas saj, Eurojust ka pranuar idirekt se kjo platformë është përdorur edhe nga shqiptarët, brenda apo jashtë Shqipërisë.
Lala tha se Matrix është përgjuar në 3 muajt e fundit, ndërkohë që platforma është përdorur prej 2021. “Në Holandë u vra një gazetar shumë i njohur investigativ. Në momentin që gazetari u ekzekutua, në telefonin e një prej të dyshuarve, u gjet aplikacioni Matrix. Këtu u ngrit alarmi se kemi një aplikacion që duhet parë, që përdorej për trafik droge, vrasje, krim të organizuar”, tha Lala.
Ajo u shpreh se në Shqipëri është folur për herë të parë kur iu bë atentat Nuredin Dumanit, i cili ka pohuar se ka komunikuar me Suel Çelën përmes Matrix.
Lala u shpreh se janë përgjuar 2.3 mln mesazhe dhe duhet parë nga hetuesit. “Janë edhe dy aplikacione të tjera shumë të kushtetueshme që po përdoren tani”, tha Lala.
(BalkanWeb)