NJU JORK-“Dua të jem presidentja e të gjithëve, e elektoratit pro dhe kundër meje”. Kjo ka qenë deklarata e Hillary Clinton, pas një fushate presidenciale që krijoi ndasi në mesin e amerikanëve duke tronditur botën nga kritikat dhe polemikat e shumta.

“Misioni im është unifikimi i vendit”, shtoi kandidatja amerikane, duke akuzuar rivalin e saj republikan, Donald Trump, për tejkalim të normave me retorikat e tij duke krijuar “përçarje dhe ndasive” midis amerikanëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: