KOSOVE

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i cili mbërriti sot në Prishtinë për të qenë pjesë e ceremonisë së 20 vjetorit të futjes së forcave të NATO-s në Kosovë është akomoduar në njërin nga hotelet e vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Siç është pasqyruar nga mediat mbërritja e tij është shoqëruar  me forca të larta sigurie. Dhe ajo që ka rënë në sy është se për sigurinë e tij janë kujdesur 2 truproja të ish-presidentit të SHBA-ve. Ato kanë përcjellë ish-presidentin nga aeroporti ‘Adem Jashari’ deri në kryeqytet.

Ata janë fotografuar  duke qëndruar në eskortat e Clinton në oborrin e hotelit ku edhe është vendosur ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: