KOSOVE

Ish-presidenti i Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur në Kosovë në kuadër të 20 vjetorit të futjes së trupave të NATO-s. Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka uruar edhe mirëseardhjen.


Kryeministri Ramush Haradinaj pritet të zhvillojë një takim me të këtë pasdite.


“Welcome back, President Clinton!”-shkruan Haradinaj.


(Balkan Web)