Se sa janë të rëndësishme zgjedhjet presidenciale në SHBA, mund të shihet edhe nga një fakt i thjeshtë. Gjatë debatit presidencial ndërmjet dy kandidatëve, Clinton e Trump, u fol ndër të tjera edhe për armët bërthamore.

Duke treguar se sa përgjegjësi ka një president dhe sa i përgatitur duhet të jetë, Clinton përmendi faktin se nga dhënia e urdhrit për përdorim të armëve bërthamore e deri në zbatimin e tij, ka vetëm 4 minuta.

Sipas saj, nëse një President e jep një urdhër të tillë, atëherë ai do të zbatohet menjëherë dhe duhen vetëm 4 minuta që kjo të ndodhë.

Këtë ajo e përmendi në kundërpërgjigje të Trumpit, për të cilin tha se ai disa herë ka thënë se ‘nëse i kemi ato armë, përse të mos i përdorim”. Këtë pohim të saj mund ta gjeni në këtë video në kohën 1:04:00.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: