TIRANE
Sot i ftuar në Vila24 ka qene Çlirim Denaj, artisti i njohur i viteve ’90, që ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë dhe këngët me të cilat theu tabut e kohës.
Në një intervistë për moderatoren Anila Çela, Denaj është kthyer pas në vite, duke kujtuar Festivalin e Këngës ku ka treguar sesi i morën këngën e njohur “Dashuria” dhe ja dhanë Robert Alisë pas debatit me një këngëtare të kohës për të cilën Denaj zgjodhi të mos ja thotë emrin.
“ Pata debat me një këngëtare pa e ditur që ajo ishte “shoqja” e drejtorit. Mua ky moment më prishi karrierën pasi e filloja mbarë me një këngë si “Dashuria” e Robert Alisë, një këngë që ka mbetur dhe sot. Të nesërmen drejtori erdhi në prova për të më dëgjuar. Ai doli në përfundim që unë këndoja “si jugosllav” dhe ajo që ndodhi më pas dihet, unë nuk mora pjesë në festival”- tha Denaj ku ndër të tjera zbuloi për shikuesit e News24 vazhdim e karrierës më pas dhe sfidat e shumta me të cilat u përball në botën e artin.