Sekretari për Çështjet Ligjore pranë PD Çlirim Gjata në një deklaratë për mediat deklaroi se 3 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi, Edi Rama mbetet armiku më i madh i kësaj reforme.

Gjata shprehet se shqiptarët sot janë dëshmitarë sesi Rama ka kapur drejtësinë, sesi asnjë politikan në pushtet nuk dënohet dhe sesi banda e Rilindjes, sipas tij, është në qeverisje.

Tre vjet pas miratimit të reformës ën drejtësi, shqiptarët janë dëshmitarë se asnjë politikan nuk ka dalë përpara drejtësisë. Drejtësia private e Ramës është bërë mbrojë e çdo pushtetari apo krimineli që i shërben Ramëns. Rama ka mbështetur Vangjush Dakon, njeriun që duhet të ishte sot në burg për vjedhje votash. Kjo drejtësi është kapur dhe aspak e pavarur.”, tha Gjata.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Durrësit për t’i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sako, pasi më herët nuk ia kishte dhuruar, Gjata tha se vendimi i dytë është bërë me urdhër politik.

“Kjo është një drejtësi private. Vendimi i Gjykatës në Durrës është skandaloz, i padëgjuar në asnjë vend europian . Kjo është dëshmia më tronditëse se Rama ka kapur drejtësinë. Ky vendim na jep të kuptojmë se Rama ka kapur totalisht drejtësinë. Te vjet pas reformës, Rama ka kapur reformën në drejtësi. Vendimi i Gjykatës në Durrës për Valbona Sakon nuk i pëlqeu Ramës dhe e ndryshuan”, deklaroi Gjata.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb