TIRANË

Këshilltari ligjor në Partinë Demokratike Çlirim Gjata ka qenë sot në rubrikën “Opinion” në News24 për të folur për zhvillimet e fundit në vend dhe debatin për Gjykatën Kushtetuese.


Ai tha se qëndrimi zyrtar i PD është se nuk komenton vendimet e institucioneve të vettingut për shkarkimet. Gjata theksoi se PD ka kontestuar vendimet e KPK për standardin e dyfishtë të përdorur sipas tij. Ai tha më tej se kreu i KED, Ardian Dvorani kaloi vettingun me 90 mijë euro që nuk i justifikonte dhe nuk pati as ankimim.


“Nuk komentojmë asnjëherë vendimet e institucioneve të vettingut, sidomos kur janë për shkarkimin. Ajo që kemi kontestuar janë vendimet e KPK, shkalla e parë. Vendimet e rikonfirmimit të detyrë, kemi kontestuar ato vendime që kanë qenë në standard të dyfishtë. Rasti flagrant ka qenë për Dvoranin, ku KPK megjithëse nuk justifikonte 90 mijë euro inspektori nuk bëri as ankimim. Apo Donika Prela. I vetmi moment kur kemi kontestuar vettingun ka qenë standardi i dyfishtë në shkallën e parë të vettingut. Se nuk ndodhi kot standardi i dyfishtë për këto gjëra. Dvorani për të kapur Rama Gjykatën Kushtetuese. Donika Prela për të shpëtuar Ramën me shokë. Ato gjyqtarë e prokurorë që janë shkarkuar qoftë nga KPK apo edhe KPA, nuk i kemi kontestuar. KPA ka një provë zjarri me rastin e Donika Prelës”, deklaroi Gjata, raporton “BalkanWeb”.


Sa i përket qëndrimeve nga maxhoranca ai i krahasoi me një shfaqje vulgare.

“Maxhoranca është në festivalin e famshëm të Gjirokastrës. Shfaqje vulgare e atij festivali maxhoranca sot. Qëndrimi i zotit Muçi është qëndrimi i tij. PD ka këtë qëndrim, se kur një subjekt shkarkohet nga Vettingu ai ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë. Nuk trajtohet ashtu siç thotë maxhoranca. Ata punojnë me lugetër, me shejtanë me shtriga me fshesë. Dy institucione kanë ngelur në Shqipëri kryeministri dhe Presidenti”, theksoi Gjata.

Ai mbështeti qëndrimet e Presidentit të Republikës që po përpiqet të tuajë balancën. Sa i përket akuzave të Metës për ndërkombëtarët, Gjata tha se Presidenti ka më shumë informacion.

“Presidenti Meta ka mbajtur atë qëndrim prej Presidencialisti. Në kushtet ku ndodhet ai me një hetim absurd, ai po mban një qëndrim prej presidencialisti. Presidenti po mundohet me aq sa mundet me mish e shpirt të ruajë balancën, raporton “BalkanWeb”.
Presidenti ka informacion më shumë se unë. Ka komunikim me ndërkombëtarët përtej ndërkombëtareve. Ndërkombëtarët nuk e diskutoj se janë nisur nga qëllimi i mirë për të bërë reformën në drejtësi. Ata thonë shkojnë diku 10 mln euro për reformën në drejtësi. Problemi është se i besuan këtij km dhe sot po iu del në bumerang”, deklaroi Gjata.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb