Për kostitucionalistin Çlirim Gjata, kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë kërkesat e studentëve, në të kundërt duhet të japë dorëheqjen, të mbledhë partinë dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij “diga” është çarë dhe fluksi i pakënaqësisë do të përmbysë gjithçka. Duke analizuar protestën, si ish-student i dhjetorit 1990 e konsideron si gjeniale modalitetin e saj në lidhje me hezitimin e dialogut me Qeverinë.

Sipas juristit Gjata protesta ka vrarë frikën dhe do të sjellë efekt domino për grupe të tjera sociale. Kostitucionalisti Gjata vlerëson qëndrimin e opozitës duke mos u përfshirë në protestën e studentëve drejtpërdrejtë, por duke u solidarizuar me ta në distancë me qëllim ruajtjen e pavarësisë së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb