TIRANË

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama ka ironizuar në ditën e çlirimit të Tiranës Mid’hat Frashërin dhe ballistët, pak ditë pas sjelljes së eshtrave të tij në atdhe. Në një status në “Facebook” ai vlerëson luftën e partizanëve dhe dhe sakrificat e qytetarëve të Tiranës të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë. Por numri dy i LSI-së ka dhe sugjerim.


Ai thotë se meqenëse edhe sot njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut.


STATUSI I LUAN RAMËS
Tirana antifashiste sot kremton ditën e çlirimit prej pushtuesve nazifashistë.
Tirana antifashiste sot nderon luftën partizane dhe sakrificat e qytetarëve të saj, të cilët dhanë gjithçka e pa asnjë rezervë, duke bënë një me partizanët e lirisë.


Tirana antifashiste sot nderon gjakun e derdhur në luftë kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kuislingëve shqiptarē.

Tirana antifashiste sot përkujton ditën e madhe të lavdisë së vet, 17 nëntorin e lirisë!
E meqenëse edhe sot, si në çdo 17 nëntor njerëzit e pushtetit do të shkojnë të bëjnë homazhe nderimi e do të vendosin kurora me lule pranë monumentit të “Partizanit Çlirimtar”, le t’ia ndërrojnë edhe emrin monumentit, vepër e skulptorit Andrea Mano, e ta quajnë “Ballisti Çlirimtar”, në nderim të luftës së madhe dhe sakrificave të panumërta që Mid’hat Frashëri dhe ballistët e tij kanë bërë për çlirimin e Tiranës dhe të atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Luan Rama Fb
Luan Rama Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb