TIRANE
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e Atdheut.
“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut Mirënjohje veteraneve e familjareve te atyre qe dhanë jetën për liri, ne te vetmin vend të Europës Lindore qe u çlirua me forcat e veta – pa marshimin e trupave sovjetike në tokën tonë”, shkruan Veliaj.
(ed.me/BalkanWeb)