“Ka nisur sot që prej orëve të para të mëngjesit prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, për t’i hapur përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku”. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se aksioni i IKMT-së është përshëndetur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka ripërsëritur se të gjithë ata që kanë marrë kompensimin financiar apo atë në përqindje në pallate duhet të mos bllokojnë më zhvillimin e këtij projekti aq të rëndësishëm për qytetin.

“Nëse ke marrë paratë apo përqindje në pallat, është e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranës! ? Partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit në pikiatë!”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale.

Aksioni vijon ende, ndërkaq punonjësit e IKMT-së kanë mundur të prishin disa ndërtime pa leje në aksin nga rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja” deri te ura në lumin Lana.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb