George Clooney, Johny Depp dhe Zac Efron mund të jenë ndër aktorët më të famshëm në Hollywood, por në vitin 2015 ata ishin në disa nga filmat më të dështuar.

Tre aktorëve i bashkohen edhe Bradley Cooper, Sean Penn dhe Bill Murray, në listën e revistës prestigjioze “Forbes” për aktorët më të dështuar të vitit.

Lista e krijuar është e bazuar në fitimet e filmave të tyre në kinema të grumbulluara deri më 18 nëntor.

Filmi më i dështuar sipas kësaj liste është “Rock the Kasbah” me Bill Murrayin. Top-dhjetëshen e filmave të dështuar e përmbyllin “Mortdecai” dhe “Aloha” në të cilin luajnë Johny Depp, Bradley Cooper dhe Emma Stone. Clooney me “Tomorrowland” janë në pozitën e 14-të të dështakëve të vitit.

Lista e “Forbesit” përmban filmat që u shfaqën në më shumë se dy mijë kinema.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb