Aktorët, që janë edhe shokë të afërt, George Clooney dhe Brad Pitt, kanë thënë se e kishin të lehtë të bashkëpunonin në filmin e ri ku luajnë të dy “Wolfs”.

“Që nga momenti që shkuam në sheshxhirim ishte thjesht shumë e lehtë të punojmë prapë bashkë”, ka thënë Clooney për revistën People duke shtuar se ishte njëkohësisht shumë qejf.

Clooney dhe Pitt kanë luajtur bashkë në trilogjinë “Oceans” si dhe komedinë e vëllezërve Coen, “Burn After Reading”.

Ylli ka thënë se ai dhe Brad janë paguar “miliona e miliona dollarë më pak se ajo që është raportuar se kemi fituar për rolet në filmin ‘Wolfs’”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: